Secondary Adv

Kompania e njohur koreane vjen ne Shqiperi: 6.5 mln euro investim dhe 660 punonjes

Një ndër kompanitë e njohura në botë për prodhimin e elementeve elektrike të automjeteve ka hyrë zyrtarisht në Shqipëri, ku do të zhvilllojë aktivitetin e saj.  

 

Kompania nga Koreja e Jugut “Yura Corporation” ka vendosur të zhvillojë aktivitet në Shqipëri pas negociatave të zhvilluara më herët. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj,  priti në një takim zyrtar  përfaqësuesin e kësaj kompanie zotin Lukas Nam.“Pasi bëmë një studim edhe në vendet e tjera të rajonit, zgjodhëm Shqipërinë për të investuar për shkak të fuqisë punëtore të kualifikuar, kostove konkurruese, pozitës gjeografike, si dhe incentivave lehtësuese nga ana e qeverisë shqiptare dhe suportit të AIDA-s”, u shpreh Nam. Referuar njoftimit zyrtar, plani i biznesit i propozuar nga kjo kompani synon zhvillimin e zonës më një sipërfaqe rreth 4.9 ha, pronë shtetërore, e njohur si “Baza e Tubove” që ndodhet në Zhupan të Fier. 

 

 Kjo zonë është përcaktuar si zonë me përparësi zhvillimi për këtë industri nga qeveria në 2018. Aktiviteti ekonomik i “Yura””, do të fillojë në vendin tonë brenda vitit 2019, ku do të punësohen rreth 600 punonjës, ndërsa vlera e investimit është parashikuar 6,5 milion euro në fazën e parë. Faza e dytë e këtij projekti parashikon një ri-investim me 13 milion euro dhe numrin e punonjësve me 1100 vetë. Në planet afatgjata kompania parashikon edhe hapjen e dy fabrikave të tjera në Shqipëri, me një numër total punonjësish rreth 4000 vetë. Aktualisht “Yura” operon në shumë vende 12 vende të botës, me 60 fabrika në sektorin e prodhimit të sistemeve elektrike dhe pjesëve elektrike për automobilë, për kompani, si: Kia dhe Hyundai, AUDI, dhe Mercedes-Benz./Scan 


Më të lexuarat