Secondary Adv

ERE licencon TAP - 25 vjet qe nga data e fillimit te operimit

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar certifikimin përfundimtar të gazsjellësit Trans Adriatik si operator i pavarur i transmetimit të gazit natyror. 

 

Vendimi për licencimin është botuar ditën e enjte në ‘Fletoren Zyrtare’, sipas të cilit ERE ka vendosur të licencojë TAP AG Albania për një afat 25-vjeçar nga data e fillimit të operimit. Referuar vendimit, shoqëria duhet të paraqesë pranë ERE jo më vonë se 12 muaj nga fillimi i operimit të gazsjellësit dokumentacionin e plotë që tregon titujt e pronësisë mbi asetet që ka për të kryer funksionet nën licencën e kërkuar në territorin e Shqipërisë. TAP kishte paraqitur pranë ERE-s aplikimin për t’u pajisur me licencë në dhjetor të vitit të kaluar. Referuar vendimit, Gazsjellësi Trans Adriatik AG Albania rezulton i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit si degë e shoqërisë së huaj aksionare (sh.a). Gazsjellësi TAP me vlerë 4.5 miliardë euro është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Europian./Scan


Më të lexuarat