Hapen procedurat per projektet ne zhvillimin rajonal
Qeveria ka publikuar vendimin 4 të datës 19 janar 2015 për shpalljen e thirrjes së parë për projekte për financim, për vitin 2015, nga Fondi për Zhvillimin e rajoneve.
Sipas drejtimeve prioritare programet e aplikimit do jenë: Programi 1: Infrastruktura vendore dhe Rajonale. Programi 2: Rehabilitim mjedisor, gjelbërim dhe pyllëzim. Programi 3: Arsimi dhe Sporti (bazë, i mesëm, universitar). Programi 4: Ujësjellës-Kanalizimet. Programi 5: Artin dhe Kulturën. Programi 6: Shqipëria Digjitale (inovacion dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit).
Gjithashtu është ngritur dhe Sekretariati teknik për administrimin e fondit për zhvillimet rajonale. Sekretariatet teknike ngarkohen të administrojnë aplikimet, të kryejnë procesin e vlerësimit tekniko-financiar, ligjor, të përputhshmërisë me programet dhe nënprogramet zhvillimore, impaktin e aplikimeve për financim dhe raportimin pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, përpara datës së mbledhjes së Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve. Sekretariati teknik duhej të bëjë vlerësimin e riskut financiar dhe të zbatimit, realizimit të investimeve dhe impaktit të projekteve të financuara nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve dhe raportimin pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, në mënyrë periodike, duke filluar nga data e publikimit në “Fletoren zyrtare”, të vendimit për financim nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve.
Si do vlerësohen projektet Në bazë të VKM-së të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve Sekretariati teknik pranon aplikimet për financim te projekteve nga njësitë e qeverisjes vendore dhe agjencitë e zhvillimit. Për te gjitha projektet aplikuese duhet kryer vlerësimi në bazë të kritereve të përcaktuara në vendimiet e sipërpërmendura si dhe nënkriteret e përcaktuara nga sekretariati teknik, dhe për projektet e vlerësuara në përputhje me këto kërkesa është kryer vlerësimi teknik. Të gjitha projektet janë vlerësuar sipas kritereve ligjore dhe teknike të përcaktuara në vendimin e KZHR-se dhe nënkriteret e Sekretariati Qendror të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Kriteret e vlerësimit teknik janë, si me poshtë: • Cilësia teknike dhe kostimi (detaje teknike dhe preventiv i kostuar sakte sipas buletinit), nga 0-25 pikë. • Nivel i ulet i riskut (zbatim me sukses i projektit dhe përdorim ne kohe i fondeve publike), 0-10 pikë. • Ndikimi i projektit (ne me shume se një njësi vendore, 0-5 pikë dhe në shërbimet bazë në cilësinë e jetës, nga 0-5 pikë). • Bashkëfinancim nga njësitë vendore ose donatoret, nga 0-5 pikë; • Numri i përfituesve ne mënyrë te drejtpërdrejtë ose te tërthortë nga realizimi i projektit, nga 0-10 pikë; • Analizat dhe studimet e kryera (studim i ndikimit ne mjedis, studim fizibiliteti etj.), nga 0-5 pikë. • Qëndrueshmëria e investimit (kosto mirëmbajtje për vazhdimësinë etj), nga 0-5 pikë. Mënyra e vendosjes së pikëve për secilin nga kriteret e mësipërme pasqyrohet në tabelën shoqëruese për secilin nga projektet që janë vlerësuar gati për zbatim.