Paketa Fiskale 2019 - Tatimet: Mbi 4 mije tatimpagues u informuan mbi ndryshimet e reja
Informimit të tatimpaguesve në lidhje me ndryshimet ligjore të Paketës Fiskale 2019 po i kushtohet një vëmendje e veçantë nga ana e Administratës Tatimore.
Kjo është edhe arsyeja pse po realizohen vizita informuese nga ana e punonjësve të Shërbimit të Tatimpaguesve po realizohen vizita informuese në mjediset e ushtrimit të aktivitetit. Sipas të dhënave DRT njofton se deri tani janë informuar në terren mbi 4,000 tatimpagues. Punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve në të 14 Drejtoritë Rajonale Tatimore, përveç informimit mbi ndryshimet kryesore në legjislacionin tatimor po shpërndajnë edhe broshura e materiale informuese.
Objektivi i Paketës Fiskale 2019 është përmirësimi i administrimit në mbledhjen e të ardhurave, reduktimin e kostove të përmbushjes tatimore, si nga biznesi, ashtu edhe nga administrata, por edhe nxitja e deklarimeve dhe pagesave në kohë. Paketa synon lehtësimin e procedurave tatimore, stimulimin e zhvillimit të sektorëve të bujqësisë, turizmit, energjetikës, inovacionit dhe të tjerë, reduktimin e evazionit fiskal dhe shmangies tatimore, si dhe lehtësimin e komunikimit kryesisht në rrugë elektronike, si me institucionet e linjës, ashtu edhe me tatimpaguesit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën me dije tatimpaguesit që të marrin pjesë edhe në takimet e dedikuara informuese me ekspertët e saj, sipas kalendarit të përcaktuar për çdo drejtori rajonale tatimore./SCAN