Secondary Adv

Bie numri i aksidenteve rrugore: Ne janar 22.4 perqind me pak se nje vit me pare

Janari i këtij viti ka shënuar më pak aksidente rrugore krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  

 

Sipas shifrave të publikuara nga Instituti i statistikave rezulton se në muajin e parë të 2019-ës aksidentet rrugore janë ulur me 22.4% po ashtu edhe numri i të aksidentuarave ka pësuar ulje me 12.6% ndërkohë  e kundërta ka ndodhur me numrin e atyre që kanë humbur jetën në këto aksidenteve i cili është rritur nga 13  në janarin e 2018-ës në 15 këtë  vit. Sipas  INSTAT, aksidentet rrugore, në 86,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç duke zëne 28,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshë  rezultojnë se janë rritur me 30,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numrin më të lartë të aksidenteve gjatë janarit të këtij viti e ka pasur  qarku i Tiranës me 46 aksidente i ndjekur nga qarku i Lezhës dhe Fierit me 19 dhe 12 aksidente ndërkohë që qarku me numrin më të ulët rezulton të jetë Dibra me asnjë aksident të ndodhur dhe Shkodra me 1 të tillë./Scan  


Më të lexuarat