Secondary Adv

Taksat dhe tarifat vendore: Sa paguajne bizneset ne vit sipas kategorise

Subjektet e ndërtimit janë ato që paguajnë më shumë taksa dhe tarifa vendore ndaj bashkisë së kryeqytetit, ndërsa ambulantët paguajnë më pak.  

 

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore ka bërë një kategorizim të pagesës mesatare që kryejnë bizneset në një vit, duke përjashtuar këtu, tabelat reklamuese që janë individuale dhe taksën e ndërtesës që ndryshon nga subjekti në subjekt. Kështu, një biznes i vogël në sektorin e ndërtimit paguan 24 mijë lekë në vit, më pas renditen bizneset që kryejnë aktivitet në sektorin e shitjes më shumicë që paguajnë 17 mijë lekë në vit dhe njësitë e prodhimit, 16.500 lekë në vit, duke u ndjekur nga njësitë e shërbimit dhe shoqatat. Detyrimi vjen në rritje progresive sipas kategorisë së subjekteve. Kështu, bizneset e mëdha në fushën e ndërtimit paguajnë 327 mijë lekë taksa vjetore, njësitë e prodhimit 179 mijë lekë dhe shitja me shumicë 101 mijë lekë. Ndërsa rëndesën më të madhe fiskale e kanë subjektet VIP, ku ato në sektorin e ndërtimit paguajnë në një vit 487 mijë lekë, njësitë e prodhimit 397 mijë lekë dhe subjektet e shitjes me shumicë paguajnë 131 mijë lekë në vit. Ambulantët në të gjitha kategoritë, paguajnë vetëm 3 mijë lekë në muaj./ProBiznes


Më të lexuarat