Secondary Adv

Pezullimi i HEC-eve – MIE: Do monitorohet zbatimi i te gjitha kontratave

Subjektet që kanë investuar dhe u janë përmbajtur kontratave për ndërtimin e HEC-eve nuk do cenohen dhe për më tepër do mbështeten në kryerjen e aktivitetit të tyre.

 

Kjo është bërë e ditur gjatë takimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me përfaqësuesit e Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme. Ndërkohë, është është theksuar edhe një herë se kontrolli i përputhshmërisë ligjore në zbatimin e kontratave të HEC-eve është një proces i pakthyeshëm. “MIE gëzon të drejtën ligjore, si autoriteti kontraktues, që të monitorojë zbatimin e të gjitha kontratave të lidhura përsa i përket zbatimit të afateve kontraktore, zbatimit të projektit, respektimit të kushteve mjedisore, kapacitetit prodhues si dhe çdo detyrimi tjetër kontraktor”, thuhet në njoftimin e MIE-së./Scan


Më të lexuarat