Secondary Adv

Publikohen taksat e tarifat vendore 2019: Afatet per shlyerjen e detyrimeve

DPTTV njofton të gjitha subjektet që kanë një ose më shumë prona në territorin e Bashkisë Tiranë se janë gjeneruar taksat dhe tarifat vendore për 2019. 

 

DPTTV po ashtu ka bërë publike edhe afatet kohore për shlyerjen e detyrimeve tatimore për të gjitha taksat e tarifat. Tarifa e Pastrimit, Taksa e Infrastrukturës Arsimore dhe Taksa e Tabelës, brenda datës 20 Prill 2019. Taksa mbi ndërtesën, Taksa mbi truallin dhe Taksa mbi Tokën Bujqësore mund të paguhet në dy këste. Sa i takon shlyerjes me këste, sipas DPTTV-së, kësti i parë (50% e vlerës) duhet të shlyhet brenda datës 20 prill 2019, ndërsa afati për shlyerjen e pjesës së mbetur duhet të kryhet brenda darës 20 qershor. Tatimpaguesit mund të njihen me detyrimet e tyre përmes faqes zyrtare të DPTTV, sporteleve të asistencës së institucionit, portalit e-Albania, operatorëve financiarë Easypay, AK-invest dhe Unioni Financiar apo duke dërguar kërkesë me e-mail në adresën taksat@tirana.al. Ndërkohë, pagesat mund t’i kryeni pranë bankave të nivelit të dytë, Postës Shqiptare apo përmes operatorëve të tjerë financiarë të përmendur më sipër Easypay, AK-invest dhe Unioni Financiar./Scan


Më të lexuarat