Perfundon shqyrtimi - ATP: 1.1 milion euro kompensim per ish pronaret
ATP ka përfunduar shqyrtimin administrativ të aplikimeve për kompensim financiar të atyre që diponojnë vendime përfundimtare që u njohin të drejtën e kompensimit të pronës.
Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 12 aplikimevepër kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për të cilat ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në ligj. Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të këtyre 12 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 137.963.576,70 lekë, nga të cilat 28.895.262,10 lekë do të lëvrohen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti. Vlerat do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim./Shqiptarja.com