Sektori i ndertimit: Ne 2018 u rrit ndjeshem oferta por edhe shitjet
Zhvillimet në sektorin e ndërtimit kanë qenë të vrullshme si në drejtim të ofertës dhe kërkesës përgjatë vitit 2018.
Banka e Shqipërisë ka analizuar se sektori i ndërtimit përvecse është zgjeruar në drejtim të objekteve të banimit, ka përmirësuar dukshëm edhe shitjet. Në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2018 shitjet në sektirn e ndërtimit u rriten përkatësisht me 12 dhe 9 për qind, pas kontraktimit me përkatësisht 3.0% dhe 4.9%, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Shitjet patën një rritje të fortë në 2018 për të dytin vit rradhazi edhe pse tregu është përfshirë në një valë ndërtimesh të reja sidomos në Tiranë. Sektori i ndërtimit vlerësohet të ketë vijuar dinamikën rritëse edhe në tremujorin e katërt. Zhvillimet pozitive të pritura në sektor konfirmohen nga vazhdimi i prirjes rritëse të numrit të lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja.
Lidhur me lejet e ndërtimit të akorduara në total për ndërtesa të reja, numri i tyre në tremujorin e tretë rezultoi 343, nga 270 leje të miratuara në tremujorin e dytë. Ky tregues vijoi të rritet, duke pasqyruar kryesisht rritjen e numrit të lejeve të ndërtimit të akorduara për ndërtesa të tjera. Në lejet e miratuara gjatë tremujorit të tretë, 215 ishin leje për ndërtesa për qëllime banimi, ndërsa 128 leje për ndërtesa të tjera (si hotele, ndërtesa për zyra, ndërtesa tregtare, industriale e të tjera). Pavarëisht se sektori i ndërtimit ka pësuar rritje si në drejtim të ofertës dhe kërkesës niveli i besimit në ndërtim është ende nën mesataren historike të tij, sugjeron për vijim të ritmeve të moderuara të rritjes së sektorit në vijim. Ecuria e mirë e vlerës së shtuar në ndërtim dhe e importit të materialeve për ndërtim, sugjeron se investimet e lidhura me ndërtimin kanë dhënë kontributin kryesor në rritjen e investimeve private gjatë tremujorit të tretë.
Rritja e importit të makinerive dhe pajisjeve dhe e materialeve që përdoren në ndërtim gjatë tremujorit të katërt, sugjerojnë për vijim të rritjes së investimeve private këtë tremujor. Teksa modeli i ekonomik i ka kthyer timonin nga ndërtimi, ekspertët e ekonomisë dhe analistët e bankave lajmërojnë rreziqe sidomos për produktivitetin e ulët që ato kanë në ekonomi. Nuk kanë kaluar as një dekadë që ku stabilishmenti i ekspertëve të ekonomisë inicioi një debat se Shqipëria duhet të ndryshonte modelin ekonomik nga ndërtimi dhe konsumi drejt sektorëve me produktive. Mirëpo diskutimet për modelin nuk morën preokupimin e qeverive shqiptare, cilat nuk i dhanë një prioritet të qartë zhvillimit të ekonomisë shqiptare duke e lënë biznesin të orientohet kuturu./Monitor