KKT: Miratohet leja per Inceneratorin e Tiranes dhe rikonstruksioni i pistes se aeroportit
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar të mërkurën një listë me 19 vendime të lidhura këto me leje ndërtimi apo zhvillimi në projekte të ndryshme.
Ndër të tjera në sy bien dy vendime ku i pari është ai për lejen e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës dhënë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k. ky incinerator është kundërshtuar gjerësisht nga shoqëria civile por qeveria ka vazhduar me projektin ashtu sikurse ka ndodhur edhe me atë të Fierit. Shoqëria “Integrated Energy B.V.”me adresë Hoogoorddreef 15 1101 BA Amsterdam, ishte kompania që u shpall fituese në vitin 2017 për konceisonin e shpallur në atë kohë nga Ministria e Mjedisit me një vlerë prej 128 milionë euro për një afat 30 vjet.
Aeroporti i Tiranës do rikonstrukojë pistën
Një tjetër vendim i marrë nga KKT është ai që autorizon Aeroportin Ndëkrombëtar të Tiranës që të vijojë me projektin e tij të rikonstruksionit të pistës. . “Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i sipërfaqeve të shtruara për pistën dhe rrugët lidhëse ekzistuese, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” (TIA)”, me subjekt zhvillues “Tirana International Airport” sh.p.k” thuhet në njoftimin e bërë nga KKT./Monitor