Secondary Adv

Hotelet trendi i fundit i ndertimit: Rritet me ritme te shpejta numri i lejeve per hotele ne 2018

Hotelet, sidomos ato luksoze në bregdet dhe në Tiranë janë shndërruar në trendit e fundit të sipërmarrësve të ndërtimit. 

 

Shqipëria është duke përjetuar rritje të qëndrueshme të numrit të turistëve, ndaj kjo po shërben si joshje për shumë biznese të cilat po rrisin gjithnjë e më shumë portofolet e investimeve në hoteleri. INSTAT raportoi se vitin e kaluar në të gjithë vendin u dhanë 76 leje për ndërtimin e hoteleve, me një rritje 43 për qind në raport me vitin 2017. Numri i lejeve të ndërtimit ne hoteleri ka nisur të rritet me shpejtësi gjatë dy viteve të fundit. Në vitin 2017 lejet u dhanë 53 leje për hotele, nga 11 leje që ishin dhënë në vitin 2011. Me të njëjtat ritme është rritur edhe sipërfaqja e re që do të ndërtohet. Në vitin 2018 kanë marrë lejen për të ndërtuar 122 mijë metër katror sipërfaqe hotelerie me një rritje 37 për qind në raport me vitin 2017. Hovi i madh për ndërtimin e hoteleve nisi qysh në vitin 2017 dhe më pas vijoi edhe më 2018 si pasojë e lehtësimit të investimeve në hoteleri. Qeveria shqiptare përjashtoi nga taksat për 10 vite në hotelet e luksit të branduara me emra ndërkombëtarë. Investimet në sektorin e hotelerisë janë përqendruar në Tiranë dhe në bregdet.

 

Por menaxherët e tregut pohojnë se investimet në hotelerinë e luksit do të kenë mbikapacitete dhe do të shtrembërojnë konkurrencën. Ata pohojnë se, ekonomia shqiptare nuk po përjeton një bum investimesh në atë masë që të lulëzojnë hotelet që strehojnë menaxherët. Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit thotë se në Tiranë ka një treg të mbingopur për shërbimet e hoteleve të mëdha me 4-5 yje. Konkurrenca për të marrë shërbimet qeveritare të korporatave, konferencat rajonale apo të tjera ka sjellë një situatë shqetësuese në raportin cilësi/çmim. Hotelet kryesore (të kategorisë 4-5 yje) po luajnë me çmime minimale, nën kosto, duke dëmtuar tregun dhe duke shitur në fashën e hoteleve me 3 yje dhe deri 50% më lirë se rajoni. Duhet ecur me hapa të kujdesshëm. Menaxherët e tregut pohojnë se investimet në hotelerinë e luksit do të kenë mbikapacitete dhe do të shtrembërojnë konkurrencën nëse Investimet e Huaja Direkte nuk ecin me të njëjtin ritëm. Ata pohojnë se, ekonomia shqiptare nuk po përjeton një bum investimesh në atë masë që të lulëzojnë hotelet që strehojnë menaxherët të cilat janë segment i hoteleve me 4-5 yje./Monitor 


Më të lexuarat