Secondary Adv

Shtohen investimet ne arsimin profesional - 457.1 mln leke per rikonstruksionin e tre shkollave

Arsimi profesional është përcaktuar si një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. 

 

Në këtë kuadër, kjo e fundit ka hapur ditën e sotme procedurat e tenderimit për rikonstruksionin e tre shkollave të mesme profesionale në Gjirokastër, Kavajë dhe Elbasan. Në total, fondi limit për këto investime kap shifrën e më shumë se 457.1 milionë lekëve. Më konkretisht, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit shkolla e Mesme Profesionale (Industriale) “Thoma Papapano” në Gjirokastër. Projekti përfshin shfrytëzimin e godinës së ish konviktit për funksion arsimor duke shtuar numrin e klasave, laboratorëve, apo ambienteve të tjera si dhe akomodimin e nxënësve në godinën e konvikti, e cila sot shfrytëzohet nga banorët si banesa private. 

 

Po ashtu, propozimi parashikon edhe ndërhyrjen në sistemin e ri të oborrit, vendosjen e pllakave dekorative si dhe krijimin e një lulishteje me pemë, lule e stola. Godina e shkollës do të risuvatohet tërësisht, ndërsa do të pajiset më pas edhe me dyer e dritare të reja. Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë investim kap vlerën e 146.4 milionë lekë, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është parashikuar 26 javë nga nënshkrimi i saj. Shkolla profesionale “Sali Ceka” në Elbasan është një tjetër godinë e cila do të restaurohet së shpejti. Janë një sërë ndërhyrjesh që janë parashikuar të kryhen në shkollën e cila ka aktualisht 600 nxënës të regjistruar. Punimet do të përqendrohen kryesisht në pjesën e tarracës, vendosjen e shtresës së pllakave të dyshemesë, pajisjen e godinës me dyer e dritare, ndërhyrje në fasadat e shkollës ekzistuese. Kështu, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përcaktuar një fond limit pa TVSH me vlerë 155.3 milionë lekë për kryerjen e punimeve./Scan


Më të lexuarat