Secondary Adv

Ne prag te sezonit veror: Operatoret turistike i druhen efekteve negative te situates politike

Plot diell e ngrohtësi, muaji mars ka rikthyer gjallërinë në brigjet e Adriatikut këtë fundjavë.  

 

Edhe kroçeret turistike kanë sjellë turistë të huaj, duke çelur një sezon të hershëm, që premton të jetë i suksesshëm. Por klima e tensionuar politike në vend, ka shkaktuar shqetësim te operatorët turistikë shqiptarë. “Prenotimet kanë nisur që herët. Kanë nisur që vitin e kaluar dhe vazhdojmë prenotimet. Situata politike ka ndikim, pasi njerëzit duan të jenë të qetë e të relaksuar kur vijnë me pushime. Situata politike sigurisht që ndikon dhe presim që të zgjidhet sa më shpejt”, shprehet Nevila Dudaj, operatore turistike. Shumë kanë prenotuar për të pushuar në Durrës buzë Adriatikut. “Prenotimet kryesore janë nga turistë amerikanë, anglezë, francezë e italianë dhe së fundmi kemi shumë interes nga hungarezët”, tregon operatorja turistike, Nevila Dudaj. Për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje, operatorët turistikë po investojnë për të zgjeruar kapacitetet akomoduese dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve për turistët. E në këtë klimë të favorshme, i vetmi shqetësim mbetet siguria e cenuar nga paqëndrueshmëria politike dhe skenat që raportohen dhe në mediat e huaja./Top channel


Më të lexuarat