Secondary Adv

Rritet kostoja e ndertimit te banesave: 1 perqind me e larte ne 3 mujorin e fundit te 2018

Indeksi i kushtimit në ndërtim, në tremujorin e katërt 2018 arriti 104,2, duke shënuar rritje me 1,0 % në krahasim me tremujorin e katërt 2017.

 

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit ”Kosto të tjera” u rrit me 3,3 %, pasuar nga grupi ”Shpenzime transporti” me 1,9 % dhe grupi “Shpenzime për paga” me 1,1 %. Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 0,5 %, raportoi sot INSTAT. Në tremujorin e katërt 2018 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,6 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018, rritje kanë shënuar grupet: “Kosto të tjera” me 2,5 %, “Shpenzime page” me 1,1 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,8 %. Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Shpenzime transporti” me 0,3 %. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa) (IKN) mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10 kate).

 

Tremujori i parë i vitit 2011 shërben si periudhë bazë për llogaritjen e indeksit (tremujori i parë 2011=100). Shporta e re përbehet nga 71 zëra nga të cilat 66 janë materiale ndërtimi. Çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 165 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa, të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 65 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës. Zgjedhja e ndërmarrjeve është bërë në bazë të volumit të ndërtimit që ato realizojnë gjatë një periudhe një vjeçare. Zhvillimet e vrullshme në sektorin e ndërtimit kanë nxitur rritjen e kostove në sektor sidomos në paga, pasi kërkesa për fuqi punëtorë në sektor ka nisur të rritet. Sektori i ndërtimit pritet të shënojë një rritje të ndjeshme, nisur nga numri i madh i lejeve të ndërtimit që po jepen, sidomos në kryeqytet.

 

Sipas INSTAT në vitin 2018, në vend janë dhënë gjithsej 1194 leje ndërtimi, me një rritje prej 46% në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i tyre ka qenë në kryeqytet. Në total, për gjithë vitin 2018 u dhanë 388 leje ndërtimi, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, nga 231 vitin e mëparshëm. Numri i lejeve është shumë më i lartë se disa vjet më parë dhe është rekordi, të paktën që nga viti 2005. Më parë rekordi ishte në 2010-n me 254 leje në total. Në rritje m ëtë fortë ka qenë sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet. Për gjithë vitin janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë metra katror, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 80%. Vetëm në tremujorin e katërt janë dhënë leje për një sipërfaqe ndërtimi prej 456 mijë metra katror, ose 70% e sipërfaqes së dhënë gjithsej në vend për leje ndërtimi për këtë periudhë./Monitor 


Më të lexuarat