Nis se shpejti rikonstruksioni i 9 godinave studentore: 3 milione euro fondi i projektit
Së shpejti do nisë rikonstruksioni i 9 godinave në Qytetin Studenti 1, përmes një granti nga qeveria gjermane prej 3 milionë eurosh, ku do përfitojnë 1800 studentë.
Së shpejti do të nisë rikonstruksioni i 9 godinave në Qytetin Studenti 1” sipas parimit të efiçencës së energjisë, përmes një granti të dhënë nga qeveria gjermane prej 3 milionë eurosh, ku do të ofrohen kushte më të mira jetese për rreth 1800 studentë. Marrëveshja është diskutuar në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore. Ndërsa qeveria parashikon që brenda këtij mandati të rikonstruktohen të gjitha godinat në Qytetin Studenti, deputeti socialist Bashkim Fino ka kërkuar që ndërhyrja i 9 godinat e parashikuara të bëhet e përshpejtuar. Kjo është faza e tretë e programit për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, ndërsa janë rikonstruktuar 4 godina në Qytetin Studenti nr 2. Një pjesë e mirë e konvikteve janë të amortizuara pasi nuk është vënë dorë prej vitesh./SCAN