Riparimi i rrjetit te energjise ne Elbasan drejt fundit: Punimet kryhen nga kompania ENCOAL shpk
OSHEE po investon në riparimin e rrjetit të tensionit të ulët dhe 26 kabinave që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në Elbasan, punime të cilat po kryhen nga kompania ENCOAL.
“Është një investim rreth 130 milionë Lekë që përfshin gjithë segmentin e rrugës nga Elbasani në qytetin e Cërrikut. Nga ky investim përfitojnë rreth 2500 abonentë ose 9 mijë banorë dhe ndihmon jo thjeshtë në reduktimin e humbjeve por është një investim që do rrisë cilësinë e energjisë në këtë zonë”, shprehet Bukurosh Maçi, drejtor i OSHEE në Elbasan. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku kërkoi që punimet të përfundojnë përpara sezonit turistik, për të ndihmuar zhvillimin e zonave që kanë nisur të punojnë në biznesin e agroturizmit. “Do ketë impakt edhe në zhvillimin e sektorit bujqësor si dhe impakt në zhvillimin e turizmit, kështu që ju duhet ta mbaroni sa më shpejtë, nëse mbarohet në prill do jetë akoma më mirë për t’i dhënë kohë edhe sezonit turistik”. Në të gjithë qarkun e Elbasanit kanë përfunduar investimet për shtrimin e linjave të reja dhe po punohet për ndërrimin e kabinave në zonat rurale.