Secondary Adv

4.1 milion euro investim per ujesjellsin ne Prrenjas: Furnizim 24 ore per 6800 banore

Qeveria do investojë 4.1 milion euro në fshatrat Kovanik, Bardhaj, Skënderbej, Sutaj, Rrajcë, Fushë Prrenjas për të garantuar furnizim me ujë 24 orë në ditë gjate gjithë vitit. 

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, facebook Balla thekson se projekti është pjesë e Programit të Furnizimit me Ujë në Zonat Rurale me vlerë 39,3 milion euro, i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane, Bashkimi Evropian dhe Qeveria shqiptare dhe zbatohet nga KFW, Banka Gjermane për Zhvillim dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Punimet do të zgjasin 12 muaj.

 

Postimi i plotë i Ballës:

Një tjetër investim i rëndësishëm i Qeverisë shqiptare në Bashkinë Prrenjas. Rreth 4,1 milion euro do të investohen në  fshatrat Kovanik, Bardhaj, Skënderbej, Sutaj, Rrajcë Fushë për të garantuar 24 orë në ditë gjate gjithë vitit furnizim me ujë të një cilësie shumë të mirë dhe me standarde të larta shërbimi për 6800 banorët e tyre. Përzgjedhja e një kompanie gjermane si Strabag është garanci për cilësinë e këtij investimi.Projekti është pjesë e Programit të Furnizimit me Ujë në Zonat Rurale me vlerë 39,3 milion euro, i bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane, Bashkimi Evropian dhe Qeveria shqiptare dhe zbatohet nga KFW, Banka Gjermane për Zhvillim dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Punimet do të zgjasin 12 muaj./Shqiptarja.com


Më të lexuarat