Secondary Adv

Tatimet i bejne apel bizneseve: 30 marsi afati i fundit per tatim-fitimin

DPT ju sjell në vëmendje tatimpaguesve, se data 30 mars është afati i fundit i pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2019.

 

“Duke qenë se data 30 mars është ditë pushimi, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar, DPT i kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve të kryhet brenda datës 29 mars. Në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit të cilët kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Fitimin” njoftojnë Tatimet./SCAN


Më të lexuarat