Projekti per Termocentralin ne Korce: Refuzohet leja mjedisore, TEC-i nuk do ndertohet
Ministri i Mjedisit Klosi është shprehur se ka firmosur refuzimin e lejes mjedisore për TEC-in në Korçë, pasi ky projekt nuk përmbushte kriteret e përcaktuara nga BE.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, gjati takimit që pati paraditen e sotme me trupën inspektuese të të gjitha inspektorateve për planin operacional për sezonin turistik 2019, ka deklaruar se ka refuzuar leje mjedisore për ndërtimin e Termocentralit në afërsi të qytetit juglindor Korçë. Vendimi vjen pas një analize vjetore të punës se Inspektoratit të mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit. “Firmosëm refuzimin e lejes mjedisore për TEC-in e Korçës. Projekti nuk përmbush standardet e kërkuara nga BE”, tha Klosi. Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, kryebashkiaku Sotiraq Filo iu drejtua me një letër Ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ku i bëri thirrje të mos aprovojë lejen, pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci. Kërkesa e Bashkisë së Korçës për të refuzuar projektin i ishte dërguar edhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ambientalistët kanë dhënë alarmin se TEC-i do të rriste me 25 % nivelin e ndotjes në Korçë duke pamundësuar jetën normale./Lapsi.al