Secondary Adv

Disa zona pa energji ne 18,19 dhe 20 Mars: Shkak remonti ne nenstacione dhe punime ne kabina

Dhjetëra zona të kryeqytetit do të mbeten pa energji elektrike nga data 18 deri më 20 mars. 

 

Sipas njoftimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, energjia do të stakohet për shkak të remontit të planifikuar në disa  nënstacione dhe punimeve në kabina. Më konkretisht: “Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Dinamo, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona: Paskuqan 2, Babrru (pjesërisht), Zona e Kodrës së Kuqe, Bathore, Paskuqan, zona pranë shinave të Trenit, rruga “Vangjel Noti”, Kombinat pjesërisht, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, rruga “Jordan Misja”.

 

Ndërkohë, si rrjedhojë e punimeve në kabina, po më 18 mars gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të ndërpritet energjia elektrike në këto zona: Rruga “Thanas Ziko” pjesërisht, rruga “4 Dëshmorët” pjesërisht, rruga “Ali Visha” pjesërisht, rruga “Drago Siliqi” pjesërisht. Ndërsa, remonti i planifikuar në Kinostudio në datat 19 dhe 20 mars do të lë pa energji abonentët në intervalin kohor 08:00-16:00 në këto zona të Tiranës: “19 mars, pa energji: rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP), zona pranë Institutit të Studimeve Universitare Veterinare (ISUV), rruga “Sotir Caci”, Tufinë, fshatrat Tujan, Ferraj, Carrë. 20 mars, pa energji: Komuna Dajt (pjesërisht), Babrru (pjesërisht).”/SCAN


Më të lexuarat