Secondary Adv

Vijon rritja e cmimeve te apartamenteve: Tirana me cmimet me te shtrenjta ne rajon

Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim.  

 

Çmimet po rriten me shpejtësi dhe po arrijnë nivelin e 4,000 euro për metër katror, në projektin e ri që po ndërtohet pranë Presidencës, duke arritur nivelin më të lartë në rajon, sipas të dhënave që raportohen nga Colliers International. Tirana ia ka kaluar edhe Beogradit, që ishte kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, me rreth 3 000 euro/m² për apartamentet Premium. Në Podgoricë, apartamentet kushtojnë maksimumi 2,200 euro/m² dhe në Shkup nuk i kalojnë 2,000 eurot. Sipas një agjencie që vepron në industrinë e shërbimeve të pasurive të paluajtshme, sipërfaqja totale e parashikuar të ndërtohet gjatë 5 viteve të ardhshme (duke supozuar ecuri normale të ndërtimit) në zonat qendrore të Tiranës (projekte të një shkalle të caktuar) është vlerësuar të jetë rreth 538,000 m². “Po ndërtohet në mënyrë të frikshme jashtë çdo logjike tregu”, thotë Stela Dhami, partnere menaxhuese e agjencisë. Ajo shton se projektet po ndërmerren pa pasur një koncept të qartë për zhvillimin e logjikshëm të tregut. “Investimet janë të orientuara nga vendndodhja, pa parë potencialet zhvillimore, pasi perceptohet që risku është zero kur është vendndodhje parësore”. Ajo parashikon që brenda dy vitesh të ketë një flluskë, pasi po ndërtohet pa asnjë lloj kriteri./Shqip


Më të lexuarat