Secondary Adv

Banoret e Kurbneshit ne proteste: Kunder ndertimit te HEC-eve, demtojne pasurine natyrore

Banorët e Kurbneshit në Mirditë kanë dalë dje në protestë kundër ndërtimit të dy HEC-ve mbi lumin e Urakës. 

 

Ata kërkojnë shfuqizimin e koncesioneve pasi ndërtimi i HEC-ve dëmton rënde këtë perlë të natyrës. Banorët shprehen të vendosur në rezistencën e tyre për të penguar ndërtimin e HEC-ve në këtë zonë. Në mbështetje të banoreve është edhe ipeshkvi i Mirditës monsinjor Gjergj Meta. Përveç ndërtimit të HEC-ve në Urakë, Mirdita është prekur edhe nga punimet në Rrugën e Kombit. 16 banesa u shembën 1 vit më parë në fshatin Bilnisht të Mirditës nga rrëshqitja e dherave, por pavarësisht se ka kaluar një vit banorët akoma nuk janë dëmshpërblyer. Sipas tyre rrëshqitja e tokës ka ardhur nga punimet në rrugën e Kombit.Pavarësisht se ka kaluar një kohë e gjatë, banorët e këtij fshati nuk kanë marrë asnjë kompensim  për dëmet e shkaktuara. Nga përllogaritja e bërë dëmet e shkaktuara nga rrëshqitjet e tokës në Blinisht të Mirditës kapin vlerën e 36 milion lekëve të reja, fond ky që ende nuk dihet se kur do të lëvrohet. Mesa duket, qeverisë Mirdita i vjen në mendje vetëm për mënyrën se si mund të shfrytëzohet nëpërmjet HEC-ve, ndërsa për dëmshpërblimet (që janë kosto për të) nuk i shkon në mendje./Atlasi.al


Më të lexuarat