Secondary Adv

Aeroporti i Kukesit: Miratohet kontrata koncesionare per 35 vjet, kosto 8 milione euro

Miratohet kontrata për dhënien me koncesion te ndërtimit te aeroportit të Kukësit.

 

Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë dhe është njoftuar përmes një deklarate për mediat nga ana e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ajo ka theksuar se kontrata koncesionare është 35 vite, kurse ndërtimi i aeroportit do të përfundojë brenda 24 muajve. “Në fazën përfundimtare do të jenë të punësuar 12 mijë persona”- tha ajo, duke theksuar se ka interes nga shumë kompani me low cost. Sipas ministres, për ndërtimin e aeroportit të Kukësit do të shpenzohen 8 milionë Euro. “Kontrata sot u miratua me vendimin e Këshillit të Ministrave. Hyrja e saj në fuqi i hap rrugë ndërtimit të Aeroporti të Kukësit. 

 

Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit është 35 vite, kohëzgjatja e zbatimit të punimeve dhe afati i vënies në operim është 24 muaj, vlera e rehabilitimit të aeroportit të Kukësit është rreth 8 milionë. Nga zhvillimi i projektit ndërtues dhe më vonë në atë të zhvillimit të aktiviteteve në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, do të punësohen fillimit 220 persona. Ndërkohë, që nga përllogaritjet dhe kryqëzimi i të dhënave të projekteve të ngjashme mbështetur dhe në destinacionet e ndërtimeve që do të kryhen, numri i punonjësve që do të punësohen pritet të shkojë rreth 12 mijë persona në fazën finale të realizimit të këtij projekti.” Ndërkohë, sa i takon fluksit të lëvizjes, ministrja e MIE tha se nga përllogaritjet paraprake pritet që shifra të arrijë në 300 mijë pasagjerë në vit, ndërsa do të rritet ndjeshëm në vitet pasuese./Shqip


Më të lexuarat