Secondary Adv

Ligji i ri per regjistrimin e pronave: Falen te gjitha kamatvonesat ne sistemin e ZRPP, 1 muaj afat

Ligji i ri për krijimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tashmë ka hyrë në fuqi duke i hapur rrugë edhe amnistisë së re për pronat e paregjistruara në ZRPP.

 

Në ligjin e mëparshëm parashikohej se nëse një kërkesë për regjistrim paraqitej më vonë se 30 ditë nga data e realizimit të tij, përveç tarifës së regjistrimit, për çdo ditë vonesë, që ka kaluar nga kjo datë, paguhej kamatëvonesë, e barabartë me 10 për qind të tarifës së regjistrimit, por jo më shumë se 300 000 lekë. Me ligjin e ri, parashikohet se të gjitha kamatëvonesat e gjeneruara nga sistemi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, do të shuhen. Deri në gjysmën e dytë të muajit prill të këtij viti ata që veç tarifës së regjistrimit të pasurisë kanë edhe kamatëvonesë, do të mund të bëjnë regjistrimin duke paguar vetëm tarifën e regjistrimit, pasi kamatëvonesa u falet. Një vendim i tillë është njoftuar edhe më herët nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame./SCAN


Më të lexuarat