Secondary Adv

Ligj i ri per Permbarimin: Bankat probleme me ekzekutimet e kredive, krijohet Qendra e Ankandeve

Problemet me ekzekutimin e kolateraleve të kredive të këqija, cilësia e shërbimit përmbarimor në përgjithësi, kanë qenë në qendër të diskutimeve  të martën në Kuvend. 

 

Komisioni Parlamentar i Ligjeve zhvilloi një tryezë konsultimi mbi Ligjin e ri për Përmbarimin, ku të ftuara qenë palët e interesit. Problemet më të mëdha u evidentuan nga Shoqata e Bankave, e cila vuri në pikëpyetje kompetencat e tepruara të Dhomës Kombëtare të Përmbarimit, të cilat pasqyrohen më tej në mënyrën si kryhen ekzekutimet, zvarritjen e tyre, deri te mungesa e masave disiplinore ndaj përmbaruesve që respektojnë ligjet. Më tej, Shoqata e Bankave sugjeroi vuri theksin edhe te problematika të ndryshme që nuk janë adresuar te ligji i ri, siç është krijimi i Qendrës së Ankandeve, e cila duhet të përdoret nga Përmbaruesit, por jo të jetë nën drejtimin e Dhomës së Përmbaruesve. 

 

Pikë tjetër e diskutuar nga Shoqata e Bankave ishin edhe disa tarifa të lëna evazive në ligjin e ri. Brumbulli kërkoi që në rastet e ekzekutimit vullnetar, mos të aplikohet tarifa e plotë e shërbimit të përmbarimit. Gjatë fjalës së tij, Kreu i Komisionit Ulsi Manja tha se ligji i ri pritet të adresojë problematikat e hasura në vite nga shërbimi i përmbarimit, ndërkohë që në Komision u përmend edhe rasti i fundit i përplasjes së përmbaruesve me disa familje në zonën pranë Shkollës “Petro Nini Luarasi”. Dhoma Kombëtare e konsideroi ligjin e ri me natyrë regressive, duke vënë theksin te masat e shumta disiplinore që parashikon ndaj shkeljeve të përmbaruesve./Scan


Më të lexuarat