Secondary Adv

Rritet renta minerare - Drafti parashikon rritjen ne 50 per qind te rentes qe mblidhet nga Bashkite

Renta minerare që u transferohet Njësive të Qeverisjes Vendore ku ushtrojnë aktivitetin kompanitë e industrisë nxjerrëse do të rritet nga 5% që është aktualisht, në 50%. 

 

Ky është një prej varianteve të draft-Strategjisë Kombëtare për zonat me pasuri natyrore, i cili aktualisht po diskutohet në kryeministri. Burime pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, thanë se ende nuk dihet se sa do të jetë përqindja finale që do të përcaktohet, por diskutimet janë përqendruar pikërisht në rritjen e përqindjes aktuale. Masa prej 5% e rentës që mblidhet nga shtetit, shpesh herë është konsideruar si tejet e ulët, në raport me dëmet që shkaktohen gjatë aktivitetit të nxjerrjes së mineraleve apo naftës. Në fakt, varianti 50% duket ambicioz, nëse marrim në konsideratë se shoqëria civile, por edhe Grupi Ndërinstitucional i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse ka kërkuar që niveli i rentës që u kalon bashkive ku ushtrojnë aktivitetin këto kompani, të shkojë në 25%. Renta minerare është një taksë e cila mblidhet nga shteti nga bizneset që shfrytëzojnë burimet natyrore, ndërkohë që përqindja që i kthehet njësive të qeverisjes vendore ku shfrytëzohen këto burime duhet të shkojë për investime konkrete ndaj komuniteteve./Scan


Më të lexuarat