Secondary Adv

Moti i keq ne Shqiperi, ja gjendja e akseve rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informojnë lidhur me gjendjen e kalueshmërisë në rrugët e vendit. Për akset kryesore raportohet se nuk paraqiten probleme, ndërsa rekomandohet kujdes për shkak reshjeve dhe përmbytjeve gjatë fundjaves. Rekomandohet shmangie e qarkullimit në disa nga akset nacionale në vend.

 


Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)  për akset kryesore raportojnë se nuk paraqiten probleme, rekomandohet kujdes për shkak reshjeve dhe përmbytjeve gjatë fundjavës. Rekomandohet shmangie e qarkullimit në disa nga akset nacionale në vend. Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 09:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

 

Tiranë - Ka reshje shiu në të gjithe qarkun. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij Qarku.Të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika.

Durrës - Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

Elbasan - Ka reshje shiu të dendura. Aksi Librazhd-Stebleve është i hapur.  Qarkullimi është normal në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë.
Aksi Elbasan – Gjinar është momentalisht i bllokuar për shkak të rrëshqitjes prej me shumë se 1.5 m të trupit të rrugës në fshatin Shelcan, qarkullimi është i ndërprerë në këtë pikë. Po punohet për riparimin provizor të të trupit të rrugës.
Aksi Cerrik-Banje-Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll.    
I gjithë aksi Librazhd – Stebleve qarkullohet pa zinxhirë. Qarkullimi bëhet nëpërmjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës. Të evitohet kalimi nga këto akse.

Berat - Ka patur rreshje shiu, nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Në Poçem ka patur rrëshqitje guresh që janë pastruar. Të bëhet kujdes me qarkullimin në akset ku ka rrëshqitje, si pasojë e rreshjeve të dendura të këtyre ditëve.

Vlorë - Aksi i vjetër Levan-Vlorë është i mbyllur, si pasojë e daljes së ujit në rrugë.  I bllokuar për momentin është edhe një pjesë e aksit Vlorë – Selenicë, te Bishti i Malit, si pasoje e daljes së Vjosës. Të evitohet qarkullimi në akset e përmbytura nga uji i Vjosës.

Gjirokastër - Në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka rënie gurësh në rrugë në vendin e quajtur Shkalla e Zezë. Në akset e Përmetit qarkullohet normalisht, pasi ka rënë niveli i Vjosës në këtë zonë. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje dhe prani të ujit në rrugë.

Korçë - Në akset e këtij qarku ka patur reshje bore. Rreshje të dendura bore ka në aksin Ersekë-Leskovik.  Gadishmëria është e plotë, të gjithë akset qarkullohen me zinxhirë. Të bëhet kujdes në qarkullim. Të gjitha mjetet duhet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Kukës - Ka reshje shiu dhe në disa zona ka reshje bore. Në aksin Fierze – Lekbibaj, në afërsi të Lekbibajt,  ka ndodhur një rrëshqitje, për momentin qarkullimi është i bllokuar. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë , por të tregohet kujdes në qarkullim si pasojë e borës dhe lagështisë në rrugë.

Dibër - Ka reshje shiu në të gjithë qarkun. Në aksin Burrel-Skurraj ka patur rrëshqitje dherash gjatë ditës së djeshme që janë pastruar gjatë natës. Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht. Të behet kujdes, sepse nga reshjet mund të shkaktohen rrëshqitje dherash.

Shkoder - Ka reshje shiu në të gjithë qarkun. Në aksin Shkodër – Qafë Qele ka shembje dherash në fshatin Ganjolle. Qarkullimi kryhet me një korsi dhe më vështirësi. Në segmentin Vrith-Razëm ka reshje bore. Për momentin nuk ka probleme.     Të bëhet kujdes në qarkullim, si pasojë e kohës me shi dhe borë, të cilat mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje dherash.

Fier - Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstraden Fier – Lushnje, dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhe - Ka rreshje shiu në të gjithë qarkun. Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.


Më të lexuarat