Secondary Adv

Anulohet ndertimi i HEC-ve ne Urake: MIE nis prishjen e kontratave

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të anulojë ndërtimin e dy HEC-eve të parashikuar për t’u ngritur në lumin Urakë, në zonën e Kurbneshit. 

 

Vendimin e ka bërë të ditur ministrja, Belinda Balluku, gjatë një dëgjese publike që zhvilloi me banorët e kësaj zone. Balluku tha se qeveria është e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe se tashmë kanë nisur procedurat për prishjen e kontratave për ndërtimin e dy HEC-eve. Ministrja theksoi se zona në fjalë është një zonë e mbrojtur dhe në të nuk do të lejohet asnjë ndërtim./Ballkanweb


Më të lexuarat