Secondary Adv

Bashkia vijon punen me permiresimin e sinjalistikes: Semafore LED ne gjithe Tiranen

Bashkia e Tiranës vijon punën për vendosjen e semaforëve LED në rrugët e kryeqytetit, si dhe konfigurimin e tyre.

 

Të gjithë semaforët në Tiranë do të jenë LED. Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit (Salla e Kontrollit të Trafikut) po bëhet programimi i semaforëve, dhe po vendosen numëratorë kohe (që nuk ka pasur me parë ), llampadarë flesh, llampadarë këmbësori, dhe llampadarë biçiklete. Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshent, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun./Shqip


Më të lexuarat