Secondary Adv

Ndertimi i Rrethrrotullimit te Kamzes: Ne 3 prill nisin punimet, zgjasin dy muaj

Duke nisur nga 3 prilli, do nisin punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të Kamzës në segmentin Kryqëzimi Universiteti Bujqësor- Kryqëzimi Kamëz qendër, km 1+100”.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të kryerjes së punimeve, qarkullimi i mjeteve do të bëhet me shpejtësi të reduktuar dhe do të kryhet në përputhje me sinjalistikë e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar. Punimet do të zgjasin deri më datë 3 qershor 2019. “Punonjësit e ARRSH-së, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut. Nga ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkohet mirëkuptimi dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimi në mënyrë rigoroze i sinjalistikës provizore të vendosur, si dhe ndjekja e udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH-së./SCAN


Më të lexuarat