Secondary Adv

Njoftimi i ARRSH: Nga sot nisin punimet ne Mbikalimin e Fushe-Krujes, ndryshon levizja e mjeteve

ARRSH bën me dije se duke nisur nga sot ora 08:00 dhe deri më 13 prill, në kuadër të projektit me financim nga Qeveria e Shqipërisë dhe BB, do realizohen punime në rrugë. 

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bëjnë me dije se duke nisur nga dita e premte, datë 5 prill 2019, ora 08:00 dhe deri më 13.4.2019, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë. Punimet janë si më poshtë vijon:  

– Riparim dhe vendosje e barrierave akustike në Mbikalimin e Fushë Krujës, km 1+400, në segmentin rrugor: Mbikalimi Fushë Krujë-K-Fshat Hasan – Faza 1.

– Riparim për pjesën e poshtme të Mbikalimit të Fushë Krujës-Faza 1.  

 

“Për këtë arsye gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve në pjesën poshtë mbikalimit të Fushë Krujës do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 2 korsi (nga 1 korsi për secilin drejtim) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar. Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren” njofton ARRSH. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren./SCAN


Më të lexuarat