Secondary Adv

Bypass-i i Vlores, 18 milione euro grant nga BERZH, projekti nis ne mars


Nënshkruhet sot marrëveshja e Grantit mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kjo marrëveshje prj 18 mln euro ka si qëllim ndërtimin e Bypass-it të Vlorës.

 

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave z.Shkëlqim Cani dhe nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor, z. Holger Muent.
Ministri Cani deklaroi se ky grant prej 18 milion euro, i cili është vendosur në dispozicion të ndërtimit të ByPass të Vlorës , por edhe për rrugën në jug të qytetit, plotëson vlerën e duhur prej 53 mln euro që nevojitet për këto investime.

 


“Këta investime do përmirësojnë infrastrukturën, do shmanget lëvizja e tepër dhe ndotja në qytet. Gjithashtu, shtohet mundësia e një trafiku të kontrolluar, sidomos në sezonin veror”, përfundoi Cani.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Haxhinasto bëri të ditur që në mars do të nisin këto punime. “Përfitimet janë shumë të mëdha në këtë projekt si turizmi, mjedisi, transporti.
Brenda marsit firmosim për fillimin e punimeve, projekti parashikohet të realizohet për 30 muaj. Kërkesa do të jetë që kjo vepër të realizohet me cilësinë më të lartë.”- deklaroi Haxhinasto.


Më të lexuarat