Secondary Adv

Avancon projekti per rrugen Gjirokaster –Libohove-Polican-Zagori: Lidh Shqiperine me Greqine

Këshilli Teknik i ARRSH u kërkon kompanive konsulente të projektit për aksin Gjirokastër–Libohovë-Poliçan-Zagori, të plotësojnë procedurat e shpronësimit.

 

Referuar njoftimit zyrtar, Këshilli mori në shqyrtim projekt-zbatimin e objektit: “Studim projektim i aksit rrugor Gjirokastër –Libohovë-Poliçan-Zagori”, prezantuar nga shoqëritë “S.D.C” shpk, “Albegis & Co” shpk., dhe “HE &SK 11” shpk. Në këtë projekt, Autoriteti Rrugor Shqiptar është në rolin e investitorit. Rruga e mësipërme kalon në territorin e Bashkisë së Libohovës dhe prek tre njësitë e saj administrative: Njësinë Administrative Libohovë, njësinë Administrative Qëndër Libohovë dhe Njësinë Administrative Zagori. “Ky projekt do të bëjë të mundur lidhjen infrastrukturore midis këtyre tre njësive. Ndërtimi i kësaj rruge do të ndihmojë në forcimin ekonomik të zonës, duke rritur standartin e jetesës për banorët e saj dhe do të frenojë fenomenin e migrimit të popullatës së kësaj zone. Gjithashtu do të lehtësojë lidhjen me fqinjin tonë, Greqinë, nëpërmjet rrugës së mësipërme deri në kufi. Kategoria e rrugës e parashikuar në këtë projekt-zbatim është C 2 dhe C prim 2. Ky segment rrugor kodrinor fillon në fshatin Suhë dhe mbaron në fshatin Poliçan. Ai ndjek rrugën ekzistuese dhe i shërben qëllimeve turistike të zonës” njofton ARRSH./SCAN


Më të lexuarat