Secondary Adv

Furnizimi me uje i zonave te Orikumit dhe Himares: 42 mln euro investim nga qeveria Gjermane

Qeveria shqiptare dhe ajo gjermane, nëpërmjet bankës KfW, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për furnizimin me ujë në zonat rurale, kryesisht në jug. 

 

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me ambasadoren gjermane në Shqipëri, Sussane Schutz, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se, me këtë investim do të përmirësohet kushtet e jetesës për rreth 80 mijë banorë të zonave të Orikumit dhe Himarës, por edhe për turistët e shumtë që frekuentojnë këtë bregdet. Ndërsa, Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Sussane Schutz, deklaroi se, ky investim prej rreth 42 milionë euro është një vazhdim i projekteve të tjera në rreth 160 fshatra të Shqipërisë. “Projekti me një vëllim të përgjithshëm prej 42 milionë euro është vazhdim i rezultateve pozitive të projekteve pararendëse, përmes të cilave u arrit të përmirësohet furnizimi me ujë në më shumë se 160 fshatra të Shqipërisë. Në fokusin tonë, tanimë janë zonat bregdetare në Himarë, Orikum dhe disa pjesë të Vlorës.”/Scan


Më të lexuarat