Secondary Adv

Hapet serish gara per ndertimin e aeroportit te Vlores: Nuk arrihet marreveshja me turqit

Aeroportin e Vlorës nuk do ta ndërtojnë turqit pasi marrëveshja me konsorciumin turk të tre kompanive Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction nuk është arritur. 

 

Marrëveshja mes konsorciumit turk të tre kompanive Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction me qeverinë shqiptare nuk është arritur. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaron se afati ligjor për koncesionin ka përfunduar në shtatorin e vitit të kaluar duke hapur garën për cilëndo kompani që ka interes për të ndërtuar aeroportin në Jug të vendit. Kontrata e parë e negociuar me kompanitë turke përjashtonte mundësinë e garës për kompani të tjera, ndërsa tenderi që pritet të zhvillohet, do të përzgjedhë ofertën më të mirë ekonomike. “Lidhur me aeroportin e Vlorës. Ka përfunduar afati i ligjit për koncesionin e ‘Vlora International Aeroport’ që në shtator të vitit 2018. Konfirmojmë zyrtarisht se do të ketë një garë ndërkombëtare për ‘Vlora International Aeroport’ pasi interesi është i madh nga investitorët. Dhe ky proces do të përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe elementët e transparencës” thuhet në njoftimin e ministrisë. Kompania që do të ndërtojë aeroportin do të jetë një koncension për 35 vite./Shqiptarja.com


Më të lexuarat