Faturat e energjise elektrike: ERE dhe OSHEE sqarojne: Nuk do kete rritje te cmimit per konsumatoret
ERE dhe OSHEE kanë përjashtuar mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë, si pasojë e shtrirjes së afatit të shlyerjes së faturave të energjisë së blerë në treg të lirë.
Pas vendosjes së afatit të ri prej 180 ditësh, nga 90 ditë që ishte aktualisht prodhuesit e energjisë, por edhe kreu i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë ngritën pikëpyetje se kjo masë do të reflektohet në rritje çmimi për konsumatorët fundorë, por sipas OSHEE aktualisht energjia nuk po blihet më shtrenjtë në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që edhe numri i pjesëmarrësve në garat e hapura për blerje energjie nuk ka ndryshuar. Sipas Bordit të ERE-s shtrirja e afatit në 180 për një periudhë tranzitore ishte forma më e mirë, në raport me kredimarrjen nga ana e OSHEE-së. Në përfundim të mbledhjes Bordi i Entit Rregullator të Energjisë rrëzoi kërkesën e kompanisë GEN- I Tirana që operon në fushën e prodhimit të energjisë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të ERE-së, që I le 180 ditë kohë OSHEE-së për shlyerjen e faturave për energjinë e blerë./Scan