Prezantohet projekti i Piramides: Shnderrohet ne qender inovacioni, pas dy muajsh nisin punimet
Ditën e sotme është prezantuar projekti i rikonstruksionit të Piramidës, punimet e së cilës do të fillojnë brenda dy muajve.
Sipas një projekti qe do të përfundojë në qershorin e vitit 2020, Bashkia e Tiranës, Qeveria dhe Fondi Amerikan për Zhvillim, synojnë ta shndërrojnë godinën ikone të kryeqytetit, në qendrën më të madhe rajonale të teknologjisë. Bashkia e Tiranës ka prezantuar projektin për rijetëzimin e Piramidës. Ish-muzeu i diktatorit në qendër të Tiranës do të rijetëzohet për t’u kthyer në qendër të teknologjisë e inovacionit bazuar në këtë koncept. Kryeministri Edi Rama u shpreh se e shkuara do të vendoset në funksion të së ardhmes.
Pas prezantimit të projektit nga arkitekti që nis në qershor, Rama tha se tashmë i mbetet fjala kryebashkiakut Veliaj për të përfunduar projektin brenda 12 muajve. Ndërkohë, sa i përket kalendarit të punimeve, Veliaj bëri të ditur se në dy muajt e ardhshëm do të finalizojmë detajet dhe skicat finale dhe për të vazhduar më pas me pastrimin dhe heqjen e të gjithë objekteve të tepërta dhe për të filluar punën./Shqiptarja.com