Secondary Adv

Deklarata vjetore e te ardhurave: 30 Prilli afati i fundit, penalitete ne rast pasaktesish

Të gjithë tatimpaguesit që kanë më shumë se 2 milionë lekë të ardhura në vit duhet të dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave.   

 

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ajo duhet të paraqitet edhe nga individët jo rezidentë. Më konkretisht, tatimpaguesit duhet të deklarojnë këto të ardhura të tatueshme:

Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

Të ardhurat bruto nga dividenti

Të ardhurat bruto nga qiraja

Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit

Të ardhura bruto nga interesat bankare

Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme 

 

Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit. 

Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.

Fitimi kapitali nga dhurimi.

Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

Ndërkaq, tatimpaguesit duhet të jenë të kujdesshëm në plotësimin e deklaratës, pasi në rast pasaktësish parashikohen edhe penalitete për individin deklarues. Dorëzimi i deklaratës bëhet vetëm në rrugë elektronike, përmes sistemit e-Filing./SCAN


Më të lexuarat