Secondary Adv

Nenshkruhet marreveshja per Bllokun 2 dhe 3 me Shell

Marrëveshja e rishikuar për Bllokun 2 dhe 3 me kompaninë Shell garanton që shteti shqiptar të marrë përfitim që në fuçinë e parë të naftës që del nga nëntoka. 

  

Në një ceremoni të mbajtur këtë të enjte pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u bë edhe nënshkrimi i dokumentit të rishikuar. Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku u shpreh se rishikimi erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes për Bllokun 4 që vendosje të standard dhe balancë të re për përfitimin mes palëve.“Marrëveshja hidrokarbure për kërkimin dhe prodhim në Bllokun 4 mes shtetit shqiptar dhe Shell në vitin 2017 shënoi vendosjen e një standardi të ri cilësor në këtë sektor si në aspektin teknik ashtu edhe në atë financiar. Në këtë marrëveshje sigurohet respektimi i plotë dhe balancimi mes palëve duke rritur kështu përfitimet e shtetit shqiptar krahasuar me marrëveshjet e mëparshme” tha Balluku. Sipas saj nënshkrimi i kësaj marrëveshje cilësohet si një arritje në drejtim të rritjes së bashkëpunimit dhe në drejtim të rritjes së sektorit të hidrokarbureve në vend. 

 

“Qeveria shqiptare është e angazhuar të nxisë dhe mbrojë të gjithë iniciativat e suksesshme të investitorëve” nënvizoi Balluku. Përfaqësuesi i Shell nënvizoi se kompania është prezent në Shqipëri prej 2012 dhe aktiviteti vit pas viti ka ardhur në rritje. “Këtë vit do të operojmë Bllokun 4. Zotohemi të japim një kontribut pozitiv ndaj Shqipërisë dhe ky kontribut vjen përmes tatimit dhe taksave por jo vetëm kaq por edhe punësimit të individëve lokalë. Çdo ditë ne bëjmë biznes me 200 nënkontraktorë shqiptarë ne në mënyrë të tërthorte kemi 300 punonjës lokalë që mbështesin projektet tona. Për nga natyra projektet e gazit dhe naftës kërkojnë kohë. Kjo do të thotë që ende kemi shpime pusesh para se të hyjmë përfitimin komercial të mundshëm. Kjo kontratë siguron që përfitimet e palës shqiptare do të jenë dirtekte që në fuçinë e parë që do të nxirret. Kur bën një investim shumëdekladësh dhe shumëmiliardësh kërkon garanci dhe kjo kontratë e ofron këtë. Kjo marrëveshje është një shembull i mirë për Shqipërinë dhe Shell” u shpreh. përfaqësuesi i Shell./Monitor 


Më të lexuarat