Secondary Adv

Shkeljet e marredhenies se punes me punonjesit: Baret dhe restorantet, subjektet me problematike

Në 3 muajt e parë të vitit 167 subjekte janë pezulluar në të gjithë vendin pasi janë kapur në shkelje të marrëdhënies së punës me punonjësit.

 

Por cilat janë qytetet më abuzuese me punonjësit? Referuar të dhënave zyrtare të Inspektoratit Shtetëror të Punës, Tirana renditet në vendin e parë, ku 76 subjekte e kanë pësuar për këtë shkak, më pas renditet Vlora me 26 subjekte, Elbasani dhe Kukësi me 15 subjekte secili, dhe Dibra me 9 subjekte. Qytetet më të rregullta dhe që zbatojnë legjislacionin e punës, janë Gjirokastra, që rezulton me zero pezullime, dhe si dhe Berati e Durrësi, përkatësisht me 2 dhe 4 masa. Ndërsa baret dhe restorantet vijojnë të jenë “thembra e Akilit” për abuzimet me punonjësit. Konkretisht, numri me i lartë i pezullimeve paraqitet ne aktivitetin Tregti-Hotel-Bar-Restorante  per marrëdhënie pune, rreth 74 sanksione, 41 masa urgjente ne aktivitet ndërmarrje prodhuese nga te cilat 3 janë per siguri në pune. Për periudhën Janar-Mars 2019 në total janë kontrolluar 3533 subjekte për zbatim të legjislacionit të punës,  një shifër 2.2 herë me lartë se e njëjta periudhë e një vitit më parë./Scan


Më të lexuarat