Klasifikimi i Global Finance: Shqiperia nder 4 vendet me te varfera te Europes 09-05-2019
Shqipëria është vendi i 4-t më i varfër në Europë, sipas një klasifikimi të ri të revistës “Global Finance”.
Klasifikimi merr si kriter bazë Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, të shprehur në Paritetin e Fuqisë Blerëse. Pra, prodhimi kombëtar konvertohet në standardin e secilit vend, se çmund të bësh me aq para në secilin prej 191 vendeve të botës. Me PBB në 14.102 dollarë për frymë në Paritetin e Fuqisë Blerëse, Shqipëria renditet e 96-ta në botë. Krahasuar me rajonin, vetëm Kosova është më keq se ne, e renditur e treta në Europë. Mali i Zi me $19908, Serbia me $18567, Maqedonia e Veriut me $16455, Bosnje Hercegovina me $14164, si dhe Kosova me $12154 mbyllin klasifikimin e rajonit sipas pasurisë. Dy vendet e vetme më të varfra se Shqipëria dhe Kosova në Europë duket të jenë Ukraina dhe Moldavia, thotë “Global Finance” në klasifikimin e vendeve më të pasura të botës. Në krye të klasifikimit global qëndron Katari me 134 mijë dollarë PBB për frymë të shprehur në PPP. Në fund të klasifikimit global ndërkohë qëndron Burundi me vetëm $727 PBB për frymë./Scan
Më të lexuarat
Financimi i jashtëm ushtarak, SHBA i akordon Shqipërisë një kredi prej 302 mln dollarë Qeveria ka miratuar në parim një kredi prej 302 milionë dollarësh nga SHBA përmes DSCA për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes.Njëri nga vendimet e rëndësishme të marra sot në mbledhjen e qeverisë ka qenë edhe ai për miratimin në parim të një huaje direkte që SHBA nëpërmjet
Ndryshon Kodi Rrugor, forcohen rregullat për alkoolin dhe përdorimin e celularit në timon Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshime të rëndësishme në Kodin Rrugor, të propozuara nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, me synim forcimin e sigurisë në rrugë dhe reduktimin e aksidenteve.Një nga risitë kryesore është vendosja e tolerancës zero për alkoolin
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet, pavarësisht mosmarrëveshjeve Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu përgjigjur rritjes së pritshme të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve në dekadën e ardhshme.Në ceremoninë e inaugurimit të linjës së par
Qeveria shpall zonat e reja për ekonominë malore në 4 bashki të vendit Qeveria miratoi shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos, në zbatim të ligjit “Për paketën e maleve”. Zonat e përcaktuara përfshijnë dhjetëra fshatra dhe sipërfaqe të gjera territoriale, ku
Centralet fotovoltakë, qeveria miraton edhe tre leje, fuqia e instaluar 126 megavat Qeveria ka miratuar lejet për ndërtimin edhe të tre centraleve të reja fotovoltaike. Të tre agregatët së bashku do të jenë një fuqi të instaluar prej 126 megavat. Më konkretisht bëhet fjalë për lejën e dhënë për shoqërinë “DEVOLLI SUNPOËER”, që do të ndërtojë central
Tatimet: 3.4 mln euro të ardhura të padeklaruara në një rrjet agjencish imobiliare Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka evidentuar rreth 3.4 milionë euro të ardhura të padeklaruara në një rast të dyshuar evazioni fiskal në sektorin e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme.Sipas Administratës Tatimore, rasti është identifikuar në kuadër të kontrolleve dhe
Falja e detyrimeve vendore në Tiranë, 24,103 subjekte përfituese në fazën e parë Bashkia e Tiranës ka përfunduar procesin e fshirjes automatike të detyrimeve tatimore të papaguara për kategoritë përfituese, sipas ligjit në fuqi.Bashkia e Tiranës përmbylli procesin automatik të fshirjes dhe shuarjes pa kushte të detyrimeve tatimore të papaguara për kategoritë e
Pagesat me POS/POI, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik Pas transportit dhe furrave të bukës, edhe sektori i turizmit shpreh sfidat për sa i përket detyrimit për vendosjen e terminaleve POS/POI në bizneset e shërbimeve. Detyrim ky që ka hyrë në fuqi që prej 1 qershorit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt reduktimit t
Rrugë e re Roskovec-Lushnje, ARRSH hap tenderin për projektimin, aks i ri rreth 22 km Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e një aksi të ri rrugor që do të lidhë qytetet e Roskovecit dhe Lushnjes. Procedura me fond limit prej rreth 24 mln lekë synon hartimin e projektit të detajuar për një nga lidhjet e reja rrugore në ultësirën
KESH eksportoi 33 milionë euro energji në katër muaj e parë të vitit KESH arkëtoi 33.1 milionë euro nga shitja e energjisë elektrike në katër muajt e parë të vitit 2026, e nxitur nga kushtet e favorshme hidrike që rritën prodhimin vendas.Sipas të dhënave të kompanisë publike, gjatë periudhës janar-prill u shitën 456,945 MWh energji, me një vler