Secondary Adv

TVSH demton arken e shtetit: Bien investimet, rriten te ardhurat e bashkive

Rreth 149 miliardë lekë janë mbledhur në buxhetin e shtetit për 4 muajt e parë të vitit.

 

Referuar treguesve fiskale të publikuar nga Ministria e Financave, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë për muajin Prill rezulton të jenë arkëtuar 5.9 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, pasi në Prill të 2018-ës u mblodhën rreth 143.2 miliardë lekë. Ndërsa niveli i realizimit është i njëjtë për të dyja vitet, në masën 31 për qind.Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ka vijuar të kontribuojë negativisht në performancën e të ardhurave, pasi janë arkëtuar rreth 43 .5 miliardë lekë, nga 44.5 miliardë që u mblodhën një vit më pare, apo rreth 1 miliardë lekë më pak. Ndërsa paralelisht janë rimbursuar 5.2 miliardë lekë, apo rreth 1.2 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e një vitit më parë.

 

Po ashtu, negativisht kanë kontribuuar taksat nacionale, ku janë mbledhur rreth 1.1 mld lekë më pak. Performancë pozitive ka pasur mbledhja e tatimit mbi fitimin, me rreth 2.3 miliardë lekë më shumë, ku janë arkëtuar rreth 15.3 miliardë lekë nga 13 miliardë që janë mbledhur vitin e kaluar. Rritje ka pasur edhe tatimi mbi të ardhurat personale, ku janë mbledhur 12.6 miliardë lekë nga 11.4 miliardë lekë që u mblodhën në Mars 2018. Pushteti vendor ka bërë kapërcimin më të madh në mbledhjen e të ardhurave, me 2.6 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Ndërsa me rënie prej 3.7 miliardë lekësh paraqiten edhe shpenzimet publike, ku janë paguar rreth 14.6 mld lekë për muajin Prill./Scan


Më të lexuarat