Secondary Adv

Diten e neserme paralizohet transporti publik per 24 ore

Për tre orë me radhë transporti urban është paralizuar si pasojë e grevës së e Sindikatave të Transportit Qytetas. Në protestën që nisi prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe përfundoi në 08:00 morën pjesë 7 shoqëri të transportit.

 

Ndërsa është paralajmëruar se ditën e enjte do të pezullohet gjithë ditën.
Transporti urban në Tiranë është paralizuar për tre orë me radhë si pasojë e grevës së e Sindikatave të Transportit Qytetas. Protesta nisi në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe përfundoi në 08:00 morën pjesë 7 shoqëri të transportit.
Protesta tre orëshe ishte lajmëruar që më parë pasi shoqata e transportit publik kërkon rritjen e çmimit të biletës së urbanëve ndërsa pushtetet i kanë kaluar përgjegjësitë sa tek njëri tek tjetri.  Së fundmi me vendim të qeverisë është publikuar në fletoren zyrtare dhe ka hyrë në fuqi ligji që përcakton se çmimin e biletave për transportin urban duhet ta përcaktojë pushteti vendor. Ndërkohë pritet që në mbledhjen e nesërme, bashkia e Tiranës të ketë në rend dite edhe diskutimin për çmimin e biletave për transportin urban. Protesta krijoi një kaos në transportin urban të kryeqytetit, pasi përkonte në një orar ku shumica e qytetarëve frekuentojnë këtë lloj transporti për të shkuar në punë apo shkollë.


Këtë herë Shoqata e Transportit është distancuar duke thënë se nuk janë ata iniciatorë të grevës, por është Sindikata e Punonjësve të Transportit, pasi nuk kanë marrë pagat e tre muajve të fundit. “Greva nuk organizohet nga ne si shoqatë, pasi ne e pezulluam grevën që paralajmëruam, duke qenë se bashkia e ka nisur materialin për përcaktimin e tarifave të transportit urban, por është sindikata e punonjësve që ka lajmëruar për grevë treorëshe ditën e mërkurë dhe grevë njëditore ditën e enjte, më datë 12 shkurt.
Për shkak se nuk kanë marrë rrogat dhe kjo vjen për arsye sepse operatorët që operojnë në Tiranë janë në situatë të rëndë financiare dhe nuk kanë mundur të paguajnë pagat e punonjësve”, – tha sekretari i Shoqatës së Transportit Urban, Kujtim Hyka.
Në lidhje me grevën që pritet të organizohet sot, lëvizja “Për Transport të lirë dhe cilësor”, ka bërë një njoftim ku kërkon nga qytetarët që të mbajnë qëndrim për kërkesën e vazhdueshme të shoqatës së transportit për rritjen e çmimit të biletës. “Transporti publik nuk u përket kompanive private. Pronarët dhe shteti janë marrë vesh.


Pronarët bëjnë sikur kërkojnë 70 lekë biletën, që shteti të bëjë sikur ua ul pretendimin deri në 50 lekë. Ndërkohë që të dyja palët bëjnë sikur, për ne çështja është shumë serioze, sepse na prek në përditshmërinë e jetës sonë.
Fitimi i një kompanie private nuk mund të prekë përmes një greve shkollimin e fëmijëve, punën e prindërve dhe jetën e një qyteti. Qytetarët të reagojnë!”, – shkruhet në njoftimin e kësaj lëvizjeje qytetare, ndërsa më tej shkruajnë se: “Shoferët e autobusëve dhe fatorinot e autobusëve janë kërcënuar dhe shantazhuar me heqje nga vendi i punës nga pronarët e tyre dhe janë detyruar të bëjnë një gjoja grevë për rritjen të çmimit të biletës”.


Më të lexuarat