“Paralizohet” transporti qytetas ne Tirane. Mosgjetja e nje konsensusi mes shoqates se transportit te urbaneve dhe autoriteteve kane cuar ne zhvillimin e greves 24 oreshe, qe ne fakt ishte njoftuar edhe me pare.
Mëngjesi i sotem i ka gjetur të stresuar qytetaret në kryeqytet, të cilët për të mbërritur në destinacionet e përditshme, pune, shkollë, apo aktivitete të tjera u është dashur të ‘marrin’ këmbët. Prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, rrugët ishin të mbushura me njerëz, që gjeten zgjidhje të tjera për të levizur. Mesohet se në orën 10:00 të paradites, Sindikata e Punonjësve të Transportit Urban do të protestojë para Bashkisë së Tiranës për mosmarrjen e pagave nga punonjësit. Po ashtu, Bashkia ka njoftuar se do te mbledhe sot Keshillin Bashkiak per te diskutuar situaten. Protesta, e njoftuar qe me heret po zhvillohet për moszbatimin të kontratës për ndryshimin e çmimit. Në protestë marrin pjesë 7 shoqëri të transportit. Greva e transportit urban nuk ka lene pa aktivitet taksite, te cilat sot nuk kane qene pak te kerkuara, nga nevoja e qytetareve per te qarkulluar.
Në mëngjes stacionet bosh Sot në mëngjes në stacionet e urbanëve të Unazës, Tirana e Re, Qendër- Qytet Studenti, Kombinat- Kinostudio, Qendër-Ish Uzina e autotraktorëve, Qendër- Tufinë, Qendër-Porcelan, Qendër-Laprakë, Qendër- Linzë nuk ka pasur qytetarë. Ndërkohë që ndonjë tek tuk që i drejtohej stacioneve informohej nga kalimtarë të tjerë se ishte e kotë të priste pasi nuk kishte autobusë. Kryeqytetasit që kishin mësuar më parë për grevën e urbanëve nxorrën nga garazhi makanat, përdorën taksi ose u nisën më shpejt nga banesa për të bërë rrugën në këmbë për në destinacionin e tyre.