Inxhinierët që shpikën teknologjinë për ngrohjen e ujit me energji diellore, ka qenë “KURSIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE”. A e dini se çdo shtëpi konsumon gati 60% të energjisë elektrike totale, për të ngrohur ujin me bolier?
Kjo ishte shtysa që çoi në një shpikje kaq efikase, si paneli diellor i ngrohjes së ujit. Në këtë pikë Shqipëria është shumë me fat, pasi numrin e ditëve me diell e ka shumë më të lartë se shumë shtete të tjera. Ja cilat janë avantazhet e përdorimit të sistemeve të ngrohjes së ujit me energji diellore, si në shtëpi ashtu dhe në vende të tjera: - Energjia e diellit është pashtershme dhe falas. - Pasi sistemi i ngrohjes montohet, nuk ka shpenzime të mëtejshme. - Është plotësisht energji e pastër. - Ka përdorim të përjetshëm. - Mund të përdoret kudo ku ka diell, - Mund të montohet kudo, pa qenë e varur tek energjia elektrike. - Janë të shumta shtetet që mund ta përdorin. - Teknologjia e këtij sistemi është e thjeshtë në montim. - Shpenzimet e mirëmbajtjes dhe riparimit janë të ulëta. - Energjia diellore nuk ka mbetje të dëmshme si gaz, tym, squfur apo rrezatim. - Meqë është burim i natyrshëm i energjisë, nuk ka asnjë dëm për shëndetin. - Nuk ndikohet aspak nga rritja e çmimeve të gazit natyror apo naftës. - Përdoret për të përmbushur nevojat e ujit të ngrohtë jo vetëm në shtëpi, por edhe në: biznese të ndryshme, pishina, institucione arsimore, kudo ku nevojitet ujë i ngrohtë. - Paneli diellor i ngrohjes së ujit funksionon më së miri edhe në ditët me re.
Gjithashtu, studimet tregojnë se uji i ngrohur nga energjia diellore kontribuon në shëndetin e lëkurës dhe flokëve.
Përdorimi i këtyre panelave diellore, sa vjen e shtohet. Tashmë përdoruesit e kësaj teknologjie, të cilën marka Herkules e kompanisë Teoren përdor më së miri, janë të ndërgjegjësuar për kursimin që u mundëson ajo. Teknologjia miqësore me mjedisin e Herkules, po bëhet preferenca numër një e të gjithë atyre që duan të kenë sa më shumë ujë të ngrohtë dhe faturë sa më të ulët.