
Miratohet shpronesimi i pronareve qe jane prekur nga ndertimi i rruges se re Tirane-Elbasan
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, qeveria bën shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive së paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Komuna e Parisit - Rruga e Re Tiranë - Elbasan”.
Ky shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar ndërsa pronarët kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, për tokë bujqësore, me sipërfaqe të përgjithshme prej 4 345 m2 dhe me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 37 051 988 lekë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit do të përballohet nga buxheti i vitit 2015 i miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri “shpronësime”, i planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 lekë, do të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërsa likuidimi i pronarëve do të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në vendim.
Institucionet përgjegjëse
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, duhet të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’i vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe me fillimin e procesit të likuidimit, duhet të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, duhet të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi. E njëjta procedurë shpronësimin, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, do të ndiqet edhe për ish- pronarët që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Tiranë-Elbasan”.
Kompnesimi sipas pasurisë
Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, për pasuritë “tokë bujqësore”, “kultura bujqësore”, “drufrutorë”, “truall” dhe “banesë” me vlerë 45 415 312.62 lekë, nga të cilat: “tokë bujqësore” dhe “truall”, me sipërfaqe 64 600 m2 , me vlerë 27 271 572.42 lekë, “drufrutorë”, me vlerë 9 499 456 lekë, “kultura bujqësore”, me vlerë 132 936.2 lekë dhe “banesë”, me sipërfaqe 250 m2, me vlerë 8 511 348 lekë. Pronarët e listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, të shlyhen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Pjesë e shpronësimit janë edhe ish- pronarët që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Tiranë - Elbasan (lotët I dhe III). Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për kultura bujqësore dhe drufrutorë me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 15 187 lekësh, të ndarë përkatësisht: 315 130 lekë, për kultura bujqësore, 14 872 241lekë, për drufrutorë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 15 187 lekësh, do të përballohet nga buxheti i vitit 2015. Shpronësim bëhet edhe për ish- pronarëve nga ndërtimi i segmentit rrugor Levan - Tepelenë. Pronarët e pasurive të paluajtshme që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, 46 514 784 lekë, nga të cilat, 42 603 884 lekë, për objekte, 3 910 900 lekë, për drufrutorë. Vlera përgjithshme e shpronësimit, prej 46 514 784 lekësh, do të përballohet nga buxheti i vitit 2015.
Më të lexuarat








