Secondary Adv

Hapet tenderi 215 mln leke per ujesjellesin e Bovilles: Ja si ndryshon impianti

Ujësjellësi i Tiranës ka hapur tenderin për rikonstruksionin e ujësjellësit të Bovillës. 

 

Fondi limit i vënë në dispozicion është 214.9 milione lekë. Kompanitë e interesuara kanë afat deri me datë 28 qershor që të dorëzojnë ofertat e tyre. Pas shpalljes së fituesit, punimet parashikohet të zgjasin 4 muaj. Ndërtimi i impiantit të Bovillës ka filluar në vitin 1996 dhe ka përfunduar në vitin 1999. Projekti i tanishëm synon të rregullojë defektet aktuale dhe të garantojë trajtimin korrekt të ujit, rritjen e sigurisë në trajtimin e ujit si dhe rritjen e performancës së funksionimit të impiantit Bovillë./Scan


Më të lexuarat