Secondary Adv

Ekonomia e perqendruar ne Tirane: Kryeqyteti kryeson ne 10 nga 11 sektoret

Publikimi i INSTAT rreth gjendjes ekonomike të qyteteve, rritjen ose rënien e nivelit në secilin rajon apo kontributin tek ekonomia kanë shkaktuar jo pak diskutime. 

 

Megjithatë përvç të tjerave nga të dhënat e secilit tregues vihet re diçka e qartë, kryeqyteti dhe qarku Tiranë dominojnë ndjeshëm mbi çdo qytet tjetër të vendit. Të dhënat, të cilat ishin të fundit zyrtare dhe i përkisnin vitit 2017 tregonin për një rritje të nivelit ekonomik me plot 8%, për periudhën e marrë në shqyrtim dhe ndryshe nga 2016 kur GDP e Tiranës kontribuonte me 40% tek prodhimi kombëtar i vendit, në 2017 ky indikator arriti në vlerën 42%. Në një situate të tillë, kryeqyteti ka rritur fuqishëm epërsinë krahësuar me çdo rajon tjetër. 

 

Nga ana tjetër vihet re se Tirana, e pasuar nga Elbasani dhe Fieri kanë peshën kryesore edhe në prodhimin vendas, duke kontribuar në një masë relativisht të lartë, në koutën e 62 pikëve përqindje. Megjithatë, për sa i përket sektorëve të ekonomisë, nga 11 sektorë ekzistentë aktualisht në treg, në 10 prej tyre Tirana mban vendin e parë të kontributeve. Pëveç bujqësisë jo shumë të zhvilluar, interesant ishte fakti se kryeqyteti dominonte aktivitetin edhe të sektorëve si tregtia, ndërtimi apo industria nxjerrëse. Madje tek kjo e fundit, kishte zona të qarkut Tiranë ku niveli i aktivitetit arrinte deri në 76%. Një situatë si kjo bën që thuajse e gjithë ekonomia e vendit përqëndrohet në Tiranë dhe centalizimi i skajshëm të rritet me shpejtësi. Si rrjedhim, shoqëria përballet jo vetëm me pabarazi ekonomike, por edhe me probleme demografike, pasi të gjendur pa një alternative, qytetet po zbrazen me shpejtësi dhe migrimi drejt Tiranë po rritet ekponencialisht./Atlasi.al


Më të lexuarat