
Ishulli i Beratit, Atelier Albania shpall konkursin nderkombetar per zhvillim
Atelier Albania, me kërkesën e Bashkisë së Beratit dhe e mandatuar nga Zyra e Kryeministrit nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka shpallur konkursin ndërkombëtar të "kërkimit nëpërmjet projektimit" për të propozuar idenë e zhvillimit peizazhistik të Ishullit të Osumit në Berat, si edhe për të gjetur mënyra për të qenë elastik dhe të ripërtëritshëm ndaj fenomeneve natyrore, duke e përdorur ishullin si vend testimi.
Në njoftimin për mediat sqarohet se ky konkurs ndërkombëtar po shpallet me qëllimin për të lidhur Ishullin e Osumit në Berat me rrjetin e hapësirave të qytetit të Beratit. Kjo thirrje ndërkombëtare është në kërkim të mënyrave ku ajo ç’ka quhet urbane mund të bashkëjetojë me natyrën dhe të jetë njëkohësisht elastike dhe e ripërtëritshme kundrejt çdo fenomeni natyror.
Ishulli i Osumit
Zona e konkursit është njëkohësisht objekti i konkursit dhe zonë testimi. Është një ishull i vogël në një qytet relativisht të vogël të Shqipërisë por me një kontekts historik shumë unikal qendra historike e të cilit është sot pjesë e fondit të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Për qytetin mund të thuhet shumë, por duke qënë se nuk i takon këtyre termave të referencës të japin shpjegime për kontekstin e qytetit, të gjitha këto detaje do të jenë pjesë e një dokumenti të veçantë që do të shoqërojë konkurentët në Fazën 2 të konkurimit.
Ishulli në vetvete, i cili është si vendi i projektit ashtu edhe vendi i testimit, është një territor i lënë mënjanë dhe pasdore nga qyteti, por i cili sidoqoftë ndryshon formë e trajtë herë pas herë për shkak të luhatjeve të ujit në shtratin e Lumit Osum. Prezenca e fortë e këtij aseti në qytetin e Beratit na bën të mendojmë se ky ishull mund të transformohet dhe të kthehet vërtetë në qendër të vëmendjes publike për qytetin, por veçanërisht për zonat përreth tij. Ishulli meriton vëmendjen dhe mendimin e projektuesve që mund t’i japin formë potencialit të tij..
Nga ana tjetër, përgjatë historisë së tyre të përbashkët, ishulli dhe uji që rrjedh në brigjet e Lumit Osum, kanë qënë vazhdimisht në ‘përleshjen për të përcaktuar territoret e tyre. Vetëm ditët e fundit, Shqipëria jugore përjetoi përsëri eksperiencën e hidhur të përmbytjeve si edhe të shumë problematikave që e shoqërojnë. Megjithëse përmbytja në vetvete nuk është një fenomen i ri, ajo përsëri i gjen të papërgatitur banorët e zonave që bëhen viktimë e saj dhe si rezultat përsëri kishim një inventar të konsiderueshëm dëmesh dhe pasojash.
Ky konkurs ndërkombëtar po shpallet me qëllimin për të lidhur Ishullin e Osumit në Berat me rrjetin e hapësirave të qytetit të Beratit. Kjo thirrje ndërkombëtare është në kërkim të mënyrave ku ajo c’ka quhet urbane mund të bashkëjetojë me natyrën dhe të jetë njëkohësisht elastike dhe e ripërtëritshme kundrejt çdo fenomeni natyror. Përmes kësaj thirrjeje të hapur, Atelier Albania, synon të tërheqë ekipe me arkitektë, pejsazhistë dhe dizajnera. Qëllimi është që të përftohen koncepte sa më origjinale dhe vizionare për ndërhyrje të karakterit arkitektonik dhe urban për vend-testimin Ishulli i Osumit në Berat, si edhe për zgjidhje inovative për zhvillimin e pejsazhit, e mbi te gjitha per nje bashkjetese harmonike midis jetes urbane dhe thesarit natyror. Konceptet duhet të bazohen në parimet që gjenerohen dhe gjithashtu i përgjigjen veçantive të zonës, kërkesave të ushtrimit , si edhe nga parime që informohen nga eksperiencat e vendeve të tjera.
Përfituesit
Konkursi për Ishullin e Osumit në Berat është një vend-testim dhe kërkon mënyra për t’i dhënë vendeve tipare të elasticitetit dhe ripërtëritjes karshi fenomeneve natyrore. Ky konkurs kërkon të përdorë projektimin si një mjet për të kërkuar zgjidhjet më të mira të mundshme të ripërtëritjes në kushtet e zhvillimeve përgjatë brigjeve. Ky konkurs gjithashtu kërkon edhe mënyra të zhvillimit të pejsazheve natyrore dhe të përcaktimit të bashkëjetesës së asaj që mund të quhet urbane me natyrën.
Duke qënë se Ishulli i Osumit në Berat do të jetë edhe një vend-testimi, gjetjet e konkursit mund të përdoren edhe nga vende e kontekste të tjera të ngjashme, të cilat janë zona me rrezik përmbytje dhe në mungesë të tipareve të ripërtëritjes dhe elasticitetit. Në këtë perspektivë, ky ushtrim shërben më shumë se sa kontekti i qytetit të Beratit. Propozimet mund të bëhen një burim frymëzimi për vende të tjera në Shqipëri apo edhe përtej kufijve të saj.
Autoriteti Kontraktues
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është autoriteti kontraktor në këtë proces, në emër të Qeverisë Shqiptare.
Për më shumë informacione
https://www.turizmi.gov.al/files/news_files/Berat_ishull_konkursi_alb.pdf
Më të lexuarat








